Prindërit e artistes me origjinë shqiptare, Rita Orës kanë filluar pushimet duke u relaksuar në bukuritë e Shqipërisë
E ëma e këngëtares, Vera ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale se kanë vendosur të pushojnë në Jug të vendit, por nuk kanë lënë pa frekuentuar dhe vende të tjera.
Këto foto kanë rënë sigurisht në vëmendjen e së bijës, e cila vendosi t’i komentojë duke thënë se e do jetën e tyre.
Mesa duket Rita do të donte të ishte në vendin e prindërve, por angazhimet e tepërta nëpër botë nuk ia lejojnë një gjë të tillë.