Këngëtari sot gjatë ditës ka mbledhur paratë.
Labinot Tahiri, sapo ka bërë një postim derisa ka treguar shumën e parave që ka arritur të grumbullojë sot.
Ai tha se 12 mijë euro ka arritur të mbledh ndërsa aksionin e tij do e vazhdojë edhe nesër nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 14:00.
“Sot në qytetin e Kaçanikut, për rastin e lokës dhe vajzës që kanē mbetur pa banesë! Janë tubuar 12.000€”, tha ndër të tjera Labi.
Postimi i plotë i këngëtarit:
Mirëmbrëma!
Sot në qytetin e Kaçanikut, për rastin e lokës dhe vajzës që kanē mbetur pa banesë! Janë tubuar 12.000€
Na duhen edhe 8.000€ për të ia blerë banesën të cilen ia kemi gjetur!
Unë, edhe nesër do të dale nga ora 10:00 deri në ora 14:00 sepse jam pran në mbremjet e mia! Dhe i lus bizneset që ta kryejm se bashku këtë aksion e mos ti lëm jasht në rrugë.