Pasi e shprehu publikisht pëlqimin për reperin Kosovar, njëjt ia ktheu dhe ky i fundit ku në një video live i tha se dëshiron tia puthë buzët.
Dyshja u aludua se kanë filluar një lidhje distancore duke qenë se Ariana Lirey, jeton në rusi dhe artisti, Don Xhon është nga Drenica, dhe takimi i tyre ende nuk ka ndodhur.
Së fundmi, Doni ka lansuar projektin më të ri muzikorë “Deri Kur”, një tekst për dashurinë që nuk dihej për kë është shkruar.
Këto pikëpyetje i ka shuajtur modelja ruse e cila postoi një pjesë të këngës dhe shkroi: “Do të bleja gjithçka përpos dashurisë tënde. Faleminderit për këtë këngë, Babushka boy”.
Kështu bukuroshja zbuloi se kënga është dedikim veqanarisht për të, por çfarë lidhje ka dyshja ende nuk është e qartë.
