Jason Derulo u bë baba i një djali në fillim të muajit maj, të cilit i vendosi emrin e tij, Jason Kind Derulo.
Vogëlushi tashmë ka bërë debutimin e tij në rrjete sociale, duke marrë pjesë në disa nga videot e TikTok të këngëtarit, por prindërit e tij ende nuk duan ta zbulojnë portretin e foshnjës.
Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi për revistën People, këngëtari ka treguar se përse vendosi t’i vinte vogëlushit emrin e tij.”Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu, prandaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes.
Na duhej një djalë sepse Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me të.”, u shpreh Jason.