Këngëtarja kosovare e cila ka kohë që është larguar nga skena ka treguar se sot ka festë në familjen e saj.
Vëllai saj feston ditëlindjen, ndaj nuk ka munguar urimi i këngëtares e cila nuk i kurseu fjalët më të bukura.
“Urime ditelindja vella i dashur, i festofsh edhe shume vite me shendet, te dua”, ka shkruar ajo teksa ka publikuar një foto me Besin.
Rikujtojmë se këngëtarja ka vite që nuk ka sjellë projekt pasi që i është përkushtuar jetës së saj familjare.
Mirsa është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve një djali dhe një vajze.