Përvoja e lindjes ishte e pazakontë për Emily Geller Hardman nga New York.
35 vjeçarja që është këngëtare e operës ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë mirëpo nuk e dinte se foshnja do lindte në makinë.
E gjithë kjo ndodhi kur ajo ishte duke pushuar në dhomën e saj të hotelit dhe i filluan kontraktimet, njofton Fox News.
Rrugës për në spital në veturën që po e voziste burri i saj, ajo lindi fëmijën pastaj emergjenca erdhi dhe e dërgoi në spital.
Emily tha se kur lindi fëmija , burri i saj nuk ndaloi duke vozituar veturën dhe se ai tha “shiko një bebe në makinë”.
Ndërsa Harman tha se ajo kurrë nuk e imagjinonte lindjen e fëmijës së saj të dytë në një autostradë të New Jersey, ajo kishte qenë duke u përgatitur tre vjet për një lindje natyrale pasi lindjen e parë e kishte bërë me operacion. Ajo shtoi se lindja e paplanifikuar dhe e pamjekuar ishte një përvojë “fuqizuese”.