Rasti në Gjykatë/ Një burri i ndalohet me gjykatë që t’i afrohet Kim Kardashianit

Mediale Vip

Rasti në Gjykatë/ Një burri i ndalohet me gjykatë që t’i afrohet Kim Kardashianit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:17
Kim Kardashian

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka fituar të drejtën për mbrojtje nga një person që i kishte dërguar në adresën e saj unazën me diamant dhe që disa herë kishte qëndruar para dyerve të shtëpisë së saj.

Në dokumentet e gjykatës, të cilat i ka siguruar tabloidi TMZ, avokati i Kardashianit, Shawn Holley, ka thënë se burri me emrin Nicholas Costanza, dy herë ka shkuar te shtëpia e yllit amerikan. Sigurimit i ka lënë pako me vlerë, të cilat janë kontrolluar para se t’i dorëzoheshin asaj.

Një gjykatë e Los Angelesit ka urdhëruar Constanzan që të qëndrojë 100 metra larg nga ylli i serisë “Keeping Up with the Kardashians” dhe që të mos e kontaktojë më.

Ekipi ligjor i Kardashianit ka bërë të ditur se Constanza gjatë muajve shkurt dhe maj kishte qëndruar para dyerve të pronës së yllit. Rojave të shtëpisë u kishte thënë se kishte ardhur për ta marrë për darkë.

Costanza gjithashtu ka tentuar që të komunikojë me Kardashian nëpërmjet internetit. Ai ia kishte dërguar certifikatën martesore dhe e kishte cilësuar veten si “kalorësi i saj me parzmore shndritëse”.

Ndërkaq në një pako që ka arritur në adresë të yllit televiziv më 3 qershor ishte një unazë me diamant të vërtetë, porse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat