Aktorja Gwyneth Paltrow, 48 vjeçe, është me pushime në Toskanë. Aktorja dhe partneri i saj zgjodhën Italinë për një “arratisje” romantike.
Ajo publikoi në rrjetet sociale një selfie me bashkëshortin e saj, producentin dhe drejtorin e televizionit amerikan Brad Falchuk, 50 vjeç.
Të dy shiheshin të ndriçuar nga drita e perëndimit të diellit, teksa pas tyre dukej pamja e bukur e Ponte Vecchio në Firence. “Turistë, më në fund!”, shkruan Gwyneth.
Çifti darkuan në Osteria Cinghiale Bianco, ku diva e Hollivudit dëshmoi se asaj i pëlqen ushqimi i mirë, teksa ka fotografuar një pjatë që hyn në “dhjetëshen më të mirë të të preferuarave”, siç shkruan ajo vetë. Edhe një herë konfirmohet pasioni i të huajve për ushqimin e mirë italian.