Rikthimi i ‘Sex and The City’ bëri bashkë sërish ikonat e serialit, Carrie Bradshaw, Miranda Hobbes dhe Charlotte York. Foto e parë nga xhirimet e serialit u publikua së fundmi dhe duhet thënë që të gjithë fansat e ndjenë nostalgjinë.
Teksa prakalojnë në rrugët e New York si dikur, tre mikeshat duken të bukura dhe të freskëta. Ama fansat prap kanë disa komente. Një pjesë e tyre ndjejnë shumë mungesën e Samanthës pa të cilën rikthimi sipas tyre nuk ka kuptim.
Nga ana tjetër, jo pak është komentuar edhe Charlotte, e cila sipas shumë fansave është transformuar totalisht në fytyrë. Komente janë të tipit: “Pa Samantën. Jo faleminderit”. Apo: “Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Charlotte?!”
“And Just Like That…”, ka nisur nga xhirimet. Finalizimin po e presim, por me siguri do jetë shumë i bukur.