Martin Garrix flet për bashkëpunimet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Mediale Vip

Martin Garrix flet për bashkëpunimet me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:17
Martin Garrix

DJ i famshëm botëror, Martin Garrix, ka në diskografinë e tij dy bashkëpunime shumë të suksesshme me dy artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për “In The Name Of Love”, bashkëpunim i vitit 2016 me artisten Bebe Rexha dhe “Scared To Be Lonely”, në vitin 2017 me të famshmen Dua Lipa.

Martin Garrix, ka folur mbi këto dy bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme ndër vite.

“Ishte e mahnitshme të punoja me të dyja. Ato janë kaq të talentuara dhe absolutisht po çajnë tregun botëror. Jam super krenar që kam këngë me të dyja”, ka thënë DJ me prejardhje holandeze.

Ndërkohë, i ngacmuar me pyetjen se cilën do zgjidhte si më të mirën mes këtyre dy këngëve, Garrix iu shmang përzgjedhjes me mjaft diplomaci.

“Kjo është si të zgjedhësh mes dy fëmijëve, i dua të dy këto bashkëpunime”, është shprehur Martin.
Gjatë intervistës, ka folur gjithashtu edhe për eksperiencën e tij të fundit në Kosovë, kur në vitin 2018 erdhi për të performuar për festivalin “Sunny Hill”.

“Sunny Hill ishte një festival kaq i mahnitshëm dhe Kosova është vërtet e bukur. Mezi pres të kthehem në turne dhe më në fund të jem në gjendje të festojmë së bashku përsëri”, ka thënë Garrix.

Martin së fundmi ishte edhe kompozitori i këngës zyrtare të kampionatit Euro 2020, duke realizuar këngën me titull “Ëe Are The People” në bashkëpunim me grupin e faamshëm U2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat