Edhe Klaudia Pepa kur vjen puna tek rrobat e porositë e reja ka të njëjtin problem si gjithë vajzat, e gjen veten duke blerë edhe më shumë.
Së fundmi balerina ka ndarë një moment nga garderoba e saj ku dallohen çantat, bluzat, e kostumet, krah së cilës ka shkruar: “Më shumë porosit, jepi”.
Siç duket edhe Klaudia e ka të vështirë këtë momentin kur duhet të ndalojë së porosituri, por këtu me siguri bashkohen gjithë vajzat.

Kush tjetër vazhdon të blejë rroba edhe kur dollapi po i pëllcet?