Me një foto në pishinë me të birin, duke shijuar verën e nxehtë, Adelina Ismaili i ka dedikuar dashurisë së saj më të madhe fjalët më të ndjera.
Duke shpjeguar në rreshta gëzimin dhe lumturinë që i ka dhënë i biri e duke e lidhur motivin e gëzimit me të, ajo ka shkruar:
“Ti je zemra ime, ti je shpirti im, krenaria ime, lumturia ime. Ti më dhe arsye për të buzëqeshur. Gëzimi im më i madh, djali im”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/11/auto_4-1-e16260014108731626003325.jpg)
Disa ditë më parë, Adelina festoi 13 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi, i cili i dedikoi asaj një urim special në atë datë.