Mami Rudina dhe Viktoria janë gjithmonë në qendër të vëmendjes të ndjekësve për marrëdhënien e shkëlqyer nënë-bijë.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë në “Instagram” disa momente me të bijën ku dallohen këmishat njësoj pasi siç duket e bija dëshiron që të duket matchy-matchy me mamin.
“Dikush ta bindë Vikin, që jo patjetër duhet matchy matchy”, ka shkruar Rudina duke qeshur.
Po ashtu, moderatorja komentohet gjërë për raportin me partnerin e saj, Mark Frrokun.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe Marku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.