Kourtney Kardashian dhe Travis Barker sapo na treguan mënyrën se si ‘ndeshen’ me njëri-tjetrin në UFC.
Të shtunën në mbrëmje, ylli Keeping Up With the Kardashians, 42 vjeç dhe bateristi Travis Barker, 45 vjeç, morën pjesë në ndeshjen UFC 264 në Las Vegas, ku ata na treguan në një mënyrë të zjarrtë dashurinë, duke mos u kursyer aspak, për njëri-tjetrin.
Ndërsa një aparat fotografik i drejtohej Kardashian dhe Barker të cilët po shijonin festën e mbrëmjes, kapën momentin, duke i dhënë rrjetit një kontent sa pasionant aq edhe të tepruar, sipas ndjekësve.
Në Instagram, Kardashian tregoi pamjen e saj të mbrëmjes, duke postuar një seri të fotografive vetjake në një dhomë hoteli.
Të famshëm të tjerë të pranishëm gjatë ndeshjes ishin dhe Justin Bieber dhe Dave Chappelle, ndër të tjerë. I pranishëm ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, i cili u prit me brohoritje.