Pasi doli nga burgu, reperi i njohur qëllohet mbi 60 herë me armë

Mediale Vip

Pasi doli nga burgu, reperi i njohur qëllohet mbi 60 herë me armë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 09:48
Foto

Një reper i njohur humbi jetën ditën e shtunë në Çikago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë.

Reperi KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester, u qëllua mbi 60 herë ndërsa dilte nga ambientet e burgut të Cook County. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë.

Gjatë sulmit u plagosën dhe dy femra, të cilat fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Ata më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat