Këngëtarja ka njoftuar se humoristi sot do të festonte ditëlindjen.
Përmes një imazhi të publikuar në storien e saj në Instagram, Adelina Thaçi ka shkruar disa fjalë për të.
Adelina Thaçi ka shkruar se i ndjeri sot do festonte ditëlindjen e tij dhe qenka shumë vështirë që ai nuk është më pjesë e jetës së tyre.

Tutje, ajo ka shtuar se po i mungon zëri i tij, përqafimi dhe gjithçka që e ka lidhur me të.
Kujtojmë se, Cima ka ndërruar jetë në muajin mars si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij me Covid-19.