Bill Gates flet për herë të parë për divorcin nga Melinda, sipas tij ka një fajtor për këtë

Mediale Vip

Bill Gates flet për herë të parë për divorcin nga Melinda, sipas tij ka një fajtor për këtë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:49
Bill Gates, Melinda

Bill Gates, për herë të parë, ka folur hapur në lidhje m divorcin e tij, në një intervistë off-record, në Allen&Co, kampi veror i milionerëve. Një i pranishëm tha se ishte nje moment emocionues dhe Bill ishte në prag të lotëve.

Kjo pasi, drejtuesja e CNBC Becky Quic e pyeti miliarderin për divorcin me Melinda-n, gruan e tij prej 27 vjetësh dhe të ardhmen e Fondacionit Gates.

Bill ishte shprehur se divorci ndodhi për faj të tij. Por deri më sot, nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i divorcit. Megjithatë në media është folur shumë në lidhje me karakterin e paqëndrueshëm të tij.

Sipas burimeve të pranishme, Bill nuk e përmendi në asnjë moment fjalën tradhti apo marrëdhënie jashtëmartesore, gjatë diskutimit.

Jo të gjithë të pranishmit ishin të impresionuar me qëndrimin e përgjithshëm të Gate, megjithatë, një i pranishëm tha se Gates dukej i shqetësuar dhe shumë i prekur kur po flitej për këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat