Dhurata Dora dhe Soolking kanë publikuar bashkëpunimin e tyre 2 vite më parë.
Dhurata Dora dhe Soolking, realizuan këngën “Zemër”, që është publikuar në kanalin YouTube.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është xhiruar në Francë në ambiente të bukura teksa edhe dyshja dukeshin plot stil.
Së fundi dyshja kanë bërë të ditur se tashmë klipi muzikor i këngës “Zemër” ka kaluar shifrën prej 600 milionë klikime në Youtube.
Dhurata hyri në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që kanë dëgjuar këngën e saj dhe Soolking për dy vite rresht e cila rezultoi të certifikohej si ‘platinum international’.
Dhurata u shpreh se ajo është pa fjalë nga mbështetja e marrë për klikimet duke thënë se është tejet falënderuese ndaj fansave.
“Pa fjalë, ju faleminderit”, shkroi Dhurata në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagramin personal.