Këngëtarja e dashur për publikun, Samanta Karavella pas publikimit të këngës së fundit “Mala dhe Cha Cha Cha”, ka paralajmëruar këngën e re.
Samanta është mjaft aktive në rrjete sociale duke ndarë foto dhe video nga më të ndryshmet.
Ajo së fundi postoi një Instastory duke pyetur ndjekësit e saj se a do të dëshironin që ajo të lansonte këngën e radhës e cila si duket do të jetë në gjuhë të huaj.
Këngëtarja për momentin po shijon suksesin e këngës së fundit të cilën e lansoi me dy videoklipe muzikore mjaft joshëse me të cilat tërhoqi vëmendjen e publikut mjaft shumë.