Këngëtarja shqiptare pas sa kohe është rikthyer në vendlindje.
Vesa Luma, prej dy vitesh ka nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj dhe djalin në Zelandën e Re.
Ndërkohë, ajo njoftoi se së fundmi është rikthyer në vendlindje e cila ka udhëtuar 30 orë dhe më shumë.
Përmes disa imazheve në storien e saj në Instagram, Vesa tregoi se është rikthyer në Shqipëri me djalin e saj Lianin, pas një udhëtimi plot 31 orësh me aeroplan.
“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar dy vite”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë duke e shoqëruar me një emotikon duke qarë.