Ylli i Spice Girls kurorëzon me martesë dashurinë 21-vjeçare

Mediale Vip

Ylli i Spice Girls kurorëzon me martesë dashurinë 21-vjeçare

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:14
Emma Bunton, Jade Jones

Spice Girl, Emma Bunton, është martuar me të fejuarin e saj prej 21 vitesh, Jade Jones.

Këngëtarja njoftoi lajmin përmes një fotoje në Instagram ku çifti shfaqej i buzëqeshur së bashku, ndërsa qëndronin poshtë një harku lulesh.

"Zoti dhe Zonja Jones!" shkruhej mbi foto, shoqëruar me disa emoji zemre.

Këngëtarja 45-vjeçare kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me bisht të gjatë dhe mëngë tyli. Në kokë mbante një kurorë lulesh dhe një buqetë në dorë.

Ndërsa Jade kishte veshur një xhaketë me printe Gucci, kapele kafe dhe pantallona të bardha.

Çifti janë bashkë që nga viti 1998 dhe janë fejuar në vitin 2006. Ata kanë dy djem së bashku, Beau dhe Tate.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat