Janë ndarë prej muajsh, po interesimi i fansave për ta vazhdon të jetë shumë i madh, kjo pasi Jasmina dhe Andi ishin nga çiftet më të pëlqyera të ‘’Për’puthen”.
Në një bisedë me ndjekësit, ish-konkurrentja nuk ka shpëtuar nga pyetja për djaloshin nga Peja dhe ka vendosur t’u përgjigjet të gjithëve njëherë e mirë.
‘’A ke kontakt me Andin apo nuk keni folur më kur u larguat nga ‘’Përputhen’’?’’, ishte pyetja së cilës brunja iu përgjigj: Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fatjonit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më’’.
Kujtojmë se në festën e ditëlindjes së Fatjonit ndodhi krisja e madhe pasi Jasmina akuzoi Andi se e la dhe iku pas këngëtares Diona Fona.
Ndryshe bukuroshja ditë më parë ka konfirmuar se tashmë ka lënë prapa krahëve historinë me Andin dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.