Disa javë më parë iu njoftuam për herë të parë sa i përket historisë së re të dashurisë së Diana Avdiut.
Ish-missi që s’është përfolur prej kohësh sa i përket një romance, po e shijon lidhjen me një djalë shqiptar me banim në Suedi.
Prej një periudhe, Diana dhe Argjenti janë bashkë teksa këtë sezon, ata i kanë bërë edhe pushimet e para në çift.
Dyshja kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, siç na e kanë lënë të kuptohet përmes fotografive të ndara me ndjekësit në rrjete sociale.
Në kulmin e dashurisë, Diana dhe Argjenti duken tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/14/auto_214178477_338519961273318_1267563017456963039_n-11626289412.jpg)