Vajzat “Spice Girls” nuk ishin në dijeni që shoqja e tyre e grupit Emma Bunton pas 23 vjetësh me partnerin Jade Jonesme do të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre.
Këngëtarja 45-vjeçare, i surprizoi fansat kur njoftoi se ishte martuar në fshehtësi në Soho Farmhouse në Cotswolds të martën. Dhe siç duket ceremonia ishte aq e fshehtë saqë edhe koleget e saj këngëtare nuk ishin në dijeni.
Një burim i tha MailOnline: “Asnjë shok apo i afërm nuk ishte i ftuar, dhe ishte një sekret për të gjithë. Ishin vetëm nënat e tyre, dy fëmijët e tyre dhe dy miq të ngushtë si dëshmitarë ligjorë, me Beau si shoqëruesin e tyre.”
Emma dhe Jade janë së bashku për 23 vitesh dhe bukuroshja bionde njoftoi fejesën e tyre në 2011. Ata janë prindër të lumtur të dy fëmijëve Beau, 13 vjeç dhe Tate, 10 vjeç.