Drew Barrymore flirtoi me Leonardo DiCaprio-n në Instagram, duke e quajtur atë “të nxehtë”, ndërsa komentonte në një postim në lidhje me ndryshimin e klimës.
"Ti duhet të jesh i vetmi i nxehtë, dhe jo planeti ynë!" -iu përgjigj ajo postimit të tij, ku tregonte një imazh me pasojat e ngrohjes së pakontrolluar globale.
Fansat aq deshën dhe filluan të komentojnë nën përgjigjen e Barrymore, shumica e të cilëve e admironin aktoren për komentin e hapur, që mund të jetë bërë qoftë edhe për argëtim.
Ajo më vonë shtoi një koment më të përshtatshëm në të njëjtin postim, duke shkruar:
"Faleminderit që gjithmonë ke qenë pionieri i shpëtimit të Tokës sonë."
DiCaprio është prej kohësh në një lidhje me 24-vjeçaren, Camila Morrone, ndërsa Barrymore aktualisht është beqare dhe ka dy vajza Olive, 8 vjeç dhe Frankie, 7 vjeç, me ish-partnerin Will Kopelman.