Hailey Baldwin u ka dhënë fund pretendimeve se burri i saj, Justin Bieber, po i bërtiste, pasi u shfaq në internet një video e çiftit.
"Duke kujtuar se sa e mahnitshme ishte fundjava e kaluar. Kalova shumë bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri," -e mbishkroi një foto të saj duke puthur Justin, modelja 24-vjeçare, duke shtuar: “Çdo histori tjetër që po qarkullon është më shumë se false. Mos u ndikoni nga njerëzit negativë."
Në klipin viral, Bieber dhe Baldwin u panë pak çaste pasi këngëtari performoi me Diplo-n në një klub nate në Las Vegas, të shtunën në mbrëmje.
Megjithëse spekulimet në rrjet ishin të shumta, disa fansa që ishin dëshmitarë në vendngjarje dolën në mbrojtje të Justin.