Avokati i ri i Britney Spears bën thirrje që babai i saj të largohet nga detyra e kujdestarit

Mediale Vip

Avokati i ri i Britney Spears bën thirrje që babai i saj të largohet nga detyra e kujdestarit

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:52
Mathew Rosengart

Ai ka folur publikisht në emër të saj për herë të parë dhe i bëri thirrje babait të saj Jamie të largohej vullnetarisht si kujdestari i saj, duke thënë se ishte “në interesin më të mirë” të klientit të tij.

“Jamie Spears duhet të hiqet si kujdestar sepse është në interesin më të mirë të konservatorit,” tha Mathew Rosengart, një ish prokuror federal dhe gjyqtar veteran që përfaqëson tani këngëtaren, tha të mërkurën jashtë gjykatës.

“Ne do të lëvizim menjëherë dhe në mënyrë agresive për largimin e tij. Pyetja mbetet, pse është i përfshirë? Ai duhet të tërhiqet vullnetarisht sepse kjo është ajo që është në interesin më të mirë të konservatorit”, shtoi ai.

Rosengart vlerësoi “guximin, pasionin dhe njerëzimin” e Spears për të folur në gjykatë dhe e quajti dëshminë e saj “të qartë, të kthjellët, të fuqishme dhe bindëse”.

“Firma ime dhe unë do të bëjmë një vështrim nga lart poshtë në atë që ka ndodhur gjatë dekadës së kaluar,” tha Rosengart.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat