“Sex and the city” po rikthehet me episode të reja, por asgjë nuk është si më parë. Jo vetëm që Samanta nuk do jetë pjesë, por edhe aktoret e tjera tashmë kanë ndryshuar. Një faqe klinike estetike në Instagram e një mjeku shumë të njohur, Alexander Rivkin ka publikuar dy foto të aktores Kristin Davis, e cila luan rolin e Charlotte dhe hedh aludimet se ajo ka kryer ndërhyrje në fytyrë.
“Jeni të entuziasmuar sa ne për rikthimin e Sex and the city? Nuk mund të flasim për rikthim, pa folur edhe për vitet që kanë kaluar. Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga episodi i fundit, i vitit 2004. Shumë media spekulojnë nëse Kristin ka bërë ndonjë ndërhyrje. Mesa duket ajo ka bërë botoks dhe mbushës dhe gjithashtu pak mollëzat.
Kur ajo buzëqesh tani, duket pak e fryrë. Kur mbushni faqet, injeksioni mund të shkojë në një vend ideal kur pacienti e mban fytyrën në qetësi, por kur ata buzëqeshin, është tepër.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që pacientët të buzëqeshin dhe të bëjnë shprehje të fytyrës si pjesë e procesit të ekzaminimit para injeksionit. Ajo që duket mirë kur fytyra është e qetë mund të duket disi e fryrë dhe e tepruar kur buzëqeshni dhe flisni.”-shkruhet në faqen e klinikës dhe në fakt ndryshimi i aktores është i qartë.