Me përmirësimin e situatës nga Covid-29, artistët kanë mundësi të mbajnë sërish koncerte pas më shumë se një viti e gjysmë.
Capital T paralajmëroi pak ditë më parë nisjen e turit “Skulptour” nëpër Shqipëri, Kosovë, Mal të zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi, reperi ka publikuar dhe datat e koncerteve në një postim në Instagram, ndërsa ka shkruar: “Shihemi aty dhe bëhuni gati për spektakël”. Kjo verë e ka gjetur mjaft aktive reperin me projekte muzikore.
Më e fundit ishte kënga “Buzëqeshje”, me protagoniste Nevina Shtyllën.
Pak javë më parë, ai soli dhe një bashkëpunim me reperin Kidda, të titulluar “Magji”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron më shumë se 11 milionë klikime.