Shpati nuk është më beqar.
Këngëtari nga Shkupi i ka dhënë fund beqarisë, muajin e kaluar ai dhe Selvija kurorëzuan dashurinë e tyre.
Çifti simpatik pëlqehen shumë nga publiku, meqë rast edhe Selvija po tregohet e afërt jo vetëm me ndjekësit e saj por edhe me fansat e Shpatit.
Sot ajo ka postuar në instastory një foto me Shpatin live nga aeroporti i Prishtinës duke treguar se ka ardh koha për pak pushime, ani pse nuk kanë treguar destinacionin.
“1 arratisje e vogël. Shpati energjik si gjithmon”, ka shkruar ajo sipër fotos që solli.
Theksojmë se muajin e kaluar Shpati lansoi projektin “Mbretresha ime”, një dedikim për Selvijën.
