Është nga reperët më të njohur shqiptar që pjesë e skenës muzikore u bë pak vite më parë, por arriti që shpejt të zë një vend të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për S4mm, reperin nga Tetova, të cilit hitet sukseset dhe fama padyshim i ka sjell edhe përfitime materiale.
I ftuar në “Natë vere” ai ka treguar se nuk di të bëjë asgjë tjetër pos muzikës ndërsa para se të niste karrierën ai ka punuar si kamarier në Tetovë ku është paguar rreth 150 euro.
Ndryshe “Habibi” mban titullin kënga më e re e reperit, të cilën e solli me videoklip dhe në pak ditë ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe.