Këngëtarja ka pauzuar që një kohë pasi u bë nënë për herë të dytë.
Ndërkohë, artistja e njohur e estradës ka bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re.
Këto dyshime u shtuan pas një imazhi të publikuar në storien e saj në Instagram e cila shihet në studio.
Tuna, nuk ka zbuluar detaje të reja nga postimi vetëm se ka lënë të aludohet se po punon për ndonjë klip të ri.
Kujtojmë se, “Nuk ma do zemra” është projekti i fundi muzikor i publikuar nga ajo.