Këngëtarja ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen e fundit.
Beatrix Ramosaj, ka nisur pushimet derisa ndau edhe imazhe joshëse në bikini.
Ajo postoi fotografi të reja e veshur në bikini me ngjyrë të kaltër duke i theksuar tiparet e formësuara trupore.
Tutje, artistja e njohur tregoi se ka zgjedhur Himarën për të pushuar disa ditë.
Ajo pozoi pa makijazh dhe flokët e lëshuara lirshëm teksa shihet një prapavijë e bukur e detit pas saj.
Ndryshe, artistja shqiptare po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “By my side”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/17/auto_as1626516202.jpg)