Këngëtarja Soni Malaj vijon të marrë vëmendjen e publikut edhe pse nuk është më aq aktive sa dikur në muzikë. Por jo e njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për të, në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka shpërndarë dje një foto në Instagram, ku ka treguar miqësinë e saj me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili në të shkuarën ka qenë reper.
“Urime miku im @memlikrasniqi si kryetar i PDK”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/18/auto_Soni-Malaj-Memli-Krasniqi11626586575.jpg)
Memli Krasniqi u zgjodh në krye të PDK më 3 korrik 2021, por mesa duket urimet më të veçanta i ka marrë nga përtej radhëve të politikës.