Quhet Dardan Misini por nëse themi se ai është Dj.Dard të gjithë e njohin. Ai ka 14 vjet që performon muzikë me emrat më të njohur shqiptar por dhe ata internacional pasi pasioni i tij për muzikën e ka në zemër dhe e dhuron atë kudo.
Ka vite që Dardani është dhe producent por nga ai më i kërkuari ndërsa ka plot interesimin dhe kontakte me rap artistë nga Kosova por dhe të njohur nga Gjermani e Zvicër. Gjithmonë e më tepër muzika që ai luan pëlqehet kudo e ngado e nëse do ta pyesnim se cilët artistë luan e mikson më me qef ai lakon emrat e Mozzik, Lumi B, e Ledri Vula pasi sipas tij stili i tyre është shumë interesant.
Artisti me origjinë nga Kosova por që vepron dhe jeton në Zvicër nuk harron gjithmonë të falënderojë dhe mikun e tij Shaqa pronari i Noon Lounge një prej shish bar më i fortë në Zvicër që e mbështet dhe e përkrah gjithmonë.

Mësojmë se ai me bashkëpunëtorët e tij ka gati shumë projekte miks këngë që do të publikohen në kanalin Youtube e duhet të presim vërtetë mrekulli nga talenti dhe duart e Dj. Dard e ku në instagramin e tij me dj_dard mund ta ndiqni e të shihni risitë nga ai si artist.BS