Tashmë këngëtarët e estradës kanë filluar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Pas një pauze të gjatë, afër një vit e gjysmë, artstitë kanë filluar të mbajnë koncertet.
E njëjta gjë po ndodh edhe për këngëtaren Shyhrete Behluli dhe vajzën e saj, Engjëllusha Salihun të cilat janë të pandashme në eventet e ndryshme.
Nënë e bijë kanë publikuar një video ku shfaqen nga një dasmë teksa po argëtojnë të ftuarit me këngët e tyre.
Ndryshe, “Perhajr Gjyshe” dhe “Erdhi Bajrami” janë dy këngët e fundit që Shyhrete Behluli ka lansuar për fansat e muzikës së saj.
