Producenti legjendar, Rick Rubin, ka vendosur t’i zgjerojë ambiciet e tij në film dhe televizion pasi ka nënshkruar një kontratë të re si producent.
Rubin do ta zgjerojë studion e tij, Shangri La Recording Studios, me krijime për ekran të argjendtë dhe atë të vogël në partneritet me Endeavor Content, sipas NME-së.
Ndërkaq Variety raporton që marrëveshja totale do t’i bëjë bashkë Rubinin dhe produksionin Film 45 të Peter Bergu-t.
Ndërkaq punën zhvillimore do ta udhëheqë Leila Matitmore.