Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq e mrekullueshme, ndërsa pozonte në jahtin e tyre luksoz.
27 vjeçarja theksoi fizikun e formësuar duke vënë më shumë në pah të pasmet e tonifikuara.
Foton e realizoi me nuanca bardh e zi për të tërheqë akoma më shumë vëmendjen e ndjekësve të saj.
Nuk është hera e parë që Georgina merr poza që të lënë pa frymë, pasi që të ngjashme jemi mësuar të shohim shpesh nga modelja e famshme.
Ndërkohë që për paraqitjen e saj në festivalin e Kanës ekspertët e modës i dhanë kritika të ashpra për fustanin e prerë të lëkurës, kundrejt tyre janë fansat ata që janë magjepsur nga paraqitja e saj.
