(E plotësuar 14:02) - Këngëtarja Fjolla Morina është prangosur nga Policia e Kosovës sot në Prishtinë, pas disa muajsh qëndrimi në arrati. E njëjta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.
Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke cekur urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Mbi këngëtaren rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.
Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës, deri sot kur edhe u arrestua.
***
Ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina.
Raportohet se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit.
Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.