Moderatori i njohur prezanton vajzën për herë të parë, zbulon kuptimin e emrit të veçantë

Mediale Vip

Moderatori i njohur prezanton vajzën për herë të parë, zbulon kuptimin e emrit të veçantë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 06:24
Alban Musa, Amila

Në programin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e sotme ishte i ftuar Alban Musa, moderatori i njohur i programeve të mëngjesit. Për herë të parë, ai vjen në një intervistë personale lidhur me rrugëtimin e tij në televizion dhe familjen, madje ishte i shoqëruar edhe nga vajza e tij 4-vjeçare, Amila.

Albani tha se vajzës i thërrasin shkurt “Mila”, ndërsa “Amila” e përdorin në rastet kur duan t’i tërheqin vëmendjen vogëlushes, apo edhe në rastet zyrtare. Ai gjithashtu rrëfeu edhe historinë interesante të emrit të vajzës.

Ka një histori shumë të bukur në fakt, shumë e veçantë. Mua më ka pëlqyer gjithmonë emri Mila, tingëllonte bukur Mila Musa, edhe si trademark. Në një moment, pasi e vendosa që do ta kishte Mila emrin, thashë t’i shtoj edhe një shkronjë përpara se mbase ngjan më bukur, është pak më zyrtar dhe doli bukur, Amila.

Pastaj u futa në internet dhe kontrollova, zbulova që kishte një kuptim mjaft interesant Amila. Në një nga dialektet arabe mos gaboj, kuptimi ishte “e paçmuar” dhe ishte një qytet i veçantë dhe i shenjtë diku në Indi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat