Një postim që Justin Bieber ka bërë së fundmi ka shtuar dyshimet se po bëhet baba për herë të parë.
Këngëtari i njohur postoi një foto me bashkëshorten e tij, Hailey me një mbishkrim që i bëri fansat të spekulojnë se çifti po pret një fëmijë.
“Nëna dhe babai”, shkroi Bieber në Instagram.
Sidoqoftë, partnerja e tij ishte e shpejtë për t’ju paraprirë spekulimeve duke shkruar: “Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në *Mami dhe Babi i Qenit * para se dikush ta keqkuptojë.”