Figura e tij ka lënë gjurmë përgjithmonë tek publiku.
Ndonëse Rasim Thaçi ka vdekur para 5 muajve por falë veprimtarisë së tij si një humorist disa vjeçar Cima do mbetet përherë në kujtimet tona.
Dhimbja për familjarët e tij sa vjen e bëhet më e madhe e sidomos në ditë të tilla kur ka festë i vërehet akoma më shumë mungesa.
Vajza e tij Adelina ka bërë sot urimin prekës teksa uron babain e saj të ndjerë.
“Atje ne parajs ku je ti, te pushofte shpirti i qete. Me fat Kurban Bajrami”, ka shkruar Adelina krahas fotos së babait.