Sot ka festë tek myslimanët.
Kudo në botë po festohet festa e Kurban Bajramit, ndaj edhe në Kosovë filluan urimet qysh në orët e para të mëngjesit.
Figura të shumta publike uruan festën me fjalët më të bukura e të përzemërta, e madje edhe me foto familjare.
Ndryshe nga kolegët e saj ka vepruar Shyhrete Behluli, këngëtarja e dashur e muzikës popullore.
Shyhretja ka uruar festën duke ripostuar këngën e saj “Erdh Bajrami” të cilën e kishte lansuar me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Me fat festa e Kurban Bajramit”, shkroi ajo sipër videos që solli.