Vajza e vogël e Aurela Gaçes është rritur dhe tani po shijon ditët e nxehta të verës bashkë me mamushen e saj, e cila na ka ëmbëlsuar ditën me imazhet e publikuara së fundmi në Instagram.
Këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj momentin kur ajo dhe e bija po kënaqen në blunë e detit.
“Jeta e vogël e mamës, Abigail, gëzimi i babit, falenderuese”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së rrallë.
Kujtojmë se në shtator të vitit që lamë pas, artistja ka festuar 7-vjetorin e martesës së saj, që u mbajt në 20 shtator 2013. Këngëtarja shqiptare publikoi një foto nga dasma e saj ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj. Ajo ka kujtuar festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.