Reperi ka uruar Festën e Bajramit në Instagram.
Lyrical Son është një nga reperët më të talentuar shqiptar, i cili numëron hite në repertorin e tij.
Reperi herë pas here është aktiv në rrjete sociale kurse shumica e postimeve i dedikohet familjes së tij të bukur.
Së fundmi në llogarinë Instagram bashkëshortja e reperit, Gresa, ka zgjedhur të urojë Festën e Bajramit teksa edhe ndau disa çaste të Lyrical Son me vajzat.
Ato dukeshin plot stil dhe të rregulluara bukur ndërsa ishin veshur mjaft bukur me fustane të kombinuara blu e ndezur.

