Ilahisti Adem Ramadani sot për herë të parë mori pjesë në programin festiv të Bajramit në Kosovë.
Ai ishte në Pejë në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” dhe tha se ishte kënaqësi për neve dhe nder për të.
“Kemi marr pjesë në diasporë në organizime të programit festiv të Bajrameve dhe jemi ndarë të kënaqur. E ndjej veten shumë mirë kur më zgjedhin”, tha ai.
Ramadani ka thënë se merr pjesë në simpoziume, dasma, syneti apo teravi dhe përveç ilahive, i këndon edhe disa këngë që i ka për zemër.
“Këngën e Adem Jasharit e këndoj me shumë emocion edhe pse s’është e imja. E këndoj kudo që marr pjesë, sepse e dua shumë”.
Por, a mund të kthehet Adem Ramadani në zhanrin kur ia nisi muzikës?
“Nuk besoj që kthehem. Edhe pse herë pas here mund të ketë ndonjë këngë folklorike që mund ta këndoj”.