Ja si e ëma e detyroi Britney-n ta merrte këtë vendim të rëndësishëm

Mediale Vip

Ja si e ëma e detyroi Britney-n ta merrte këtë vendim të rëndësishëm

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:05
Britney Separs me nenen e saj

Britney Separs i paska dhënë fund martesës së saj 55-orëshe me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander pasi nëna e saj e paska detyruar që të ndërmerrte një vendim të tillë.

Avokati i yllit është shprehur se as Britney dhe as Alexander nuk donin që martesa të anulohej, por ishte Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i Britney-t që ndërhynë duke i detyruar.

“Ishte nëna që ndërhynte dhe po përfshihej në jetën e vajzës së saj. “Ajo erdhi në Las Vegas, e nxori Jason jashtë loje dhe i dha atij një biletë avioni për t’u kthyer në shtëpi”, tha avokati.

Kujtojmë se në janar të vitit 2004, Spears u martua me Alexander, ndërsa dasma u anulua pas 55 orësh nga një peticion që thoshte se Britney “nuk ishte e ndërgjegjshme për veprimet e saj”.

Avokati i divorcit është shprehur se Alexander e kontaktoi atë pas kësaj ngjarjeje duke kërkuar ndihmë ligjore dhe ishte shumë i mërzitur.

“Jason ishte i hutuar sepse e donte Britney dhe nuk donte ta lëndonte atë, por ai kishte shumë frikë nga nëna e saj dhe skuadra e menaxhimit. Unë me të vërtetë besoj se kjo ngjarje kishte një ndikim të dëmshëm në jetën e Britney Spears – mënyrën se si ajo është kontrolluar dhe çmimin që ka paguar”, u shpreh avokati.

Po ashtu, edhe Alexander ka treguar versionin e tij që është mjaft i ngjashëm me atë të avokatit të divorcit.

“Ata më thanë nëse do të nënshkruaja kontratat – anulimin – ata do të më linin mua dhe Britney-n të vazhdonim marrëdhënien tonë, dhe nëse do të ndiheshim njësoj në 6 muaj ata do të na bënin një martesë siç duhej”, tregon Alexander.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat