Erik Lloshi është një ndër artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar projektin më të ri muzikor. Teksa ka folur për këngën e tij më të re “Kshu je ti” ai është shprehur se shumë këngëtarë shqiptarë i blejnë klikimet.
Ai ka deklaruar se disa madje paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) vetëm e vetëm që të marrin klikime në Youtube.
“Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku”, ëshët shprehur ai.
Në këtë intervistë ai ka folur dhe për jetën e tij personale dhe është shprehur se ndihet mjaft i lumtur me bashkëshorten, madje ka zbuluar se dëshiron që së shpejt të bëhet baba.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai.