Këngëtari ka ditë që ka paralajmëruar projektin e sapo publikuar.
“Sa shumë t’kam dashtë”, mban titullin kënga më e re e Labit të cilën e ka lansuar me videoklip.
Duke postuar pak nga klipi i ri në rrjete sociale, ai tregoi se projekti muzikor tashmë është lansuar dhe mund të dëgjohet në platforma sociale.
“Tani e keni këngën më të re nga Labi juaj!??❤️Dhashtë Zoti për të gjithë, mirësi e dashuri??Nga thellsia e shpirtit kam kënduar e jam munduar të sjelli diqka të mirë për ju publik i dashur”, ka shkruar Labi në postim teksa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në realizimin e këngës.
Përndryshe, Labi krahas projekteve të reja muzikore ai po vazhdon të argëtojë publikun në mbrëmje muzikore.