Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të premten është kthyer në kryeqytetin shqiptar.
Ajo së bashku me familjen e saj kanë vizituar Tiranën, ku janë mirëpritur nga i pari i qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kjo vizitë e saj vjen e befasishme dhe pa asnjë paralajmërim, ngase këngëtarja nuk e ka bërë të ditur se ka pasur në planet e afërta që ta vizitojë Shqipërinë.
Në shenjë mirënjohje për sukseset, asaj i është dhuruar një targë shqiptare nën emrin “DUA’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.
Ndërkohë, po i njëjta i ka dhuruar kryetarit Veliaj albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf.
Dua në këtë vizitë të befasishme në Tiranë është shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.